Duja Hotel Bodrum

DUJA




DUJA

BODRUM BODRUM/ MUĞLA

DUJA



DUJA

BODRUM Celësi për t'i kthyer ëndrrat tuaja në kujtime ju pret me të gjitha ngjyrat e natyrës me bimët e saj të ndryshme, lulet e bukura unike dhe një pamje të mrekullueshme ku bashkohet bluja me jeshile. I pozicionuar në mënyrë ideale, në Torba,Bodrum resorti me 5* “Ultra All Inclusive” ju fton të krijoni kujtime të paharrueshme. Pushime të paharrueshme familjare... Shijoni një eksperiencë perfekte pushimi me shijet e gourmeteve , alternativa të pasura dhe kreative në breg të detit drejtpërdrejt me pamjen unike të Egjeut. ofron një mundësi të jashtëzakonshme pushimesh përtej ëndrrave aty ku kombinohen privilegjet gjithëpërfshirëse. Për miqtë e vegjël Një buffet specifike me ushqime të posaçme të brandeve më të mira dhe tavolina specifike. Ndërsa jeni duke shijuar qëndrimin në plazhin privat, zbuloni sportet ujore, shijoni një ditë me fëmijët tuaj në Klubin e Fëmijëve, shijoni shfaqjet argëtuese dhe animacione të klasit të lartë Hapësirat e jashtme për fëmijët. Hapësira të dedikuara për grupmosha të ndryshme femijë edhe adoleshtë. Kids Club ofron një pozicion të rehatshëm dhe të sigurt për fëmijët tuaj për stërvitje dhe argëtim. Mysafirët e vegjël nga mosha 4 deri në 12 vjec, të mbledhur së bashku në Klubin e Fëmijëve, mund të shijojnë dhe kalojnë pushimet plot aventura edhe argëtim. Në klubin e fëmijëve ofrohen aktivitete si vizatime,lojëra tavoline,lojëra educative,mund të shihin filma të animuar në gjuhë të ndryshme. Në hapësirën e dedikuar jashtë kemi dy zona të ndara për fëmijët atë me ujë edhe zona e thatë I jep mundësi fëmijëve të zgjedhin aktivitetet sit ë deshirojnë. Zona e thatë e ndodhur shume pranë Klubit të fëmijëve ofron aktivitete si; pikturime,shfaqje teatrale,pikturime në fytyrë edhe një minipark. Zona më ujë ku ndodhen edhe pishinat një pishinë në hapësirat e brendshme e përshtatur edhe për fëmijët edhe një pishinë në hapësirat e jashtme ku gjithashtu ndodhen edhe rrëshkitëse në të cilat fëmijët mund të argëtohen edhe prindërit mund ti shohin ose ti shoqërojnë.

DUJA


DHOMAT &

SUITAT Duja Bodrum ofron 423 dhoma në total, të gjendura në godinën kryesore të hotelit edhe në vileta. Dhomat në ndërtesën kryesore Me një hapësirë prej 23-33 m2 me pamje nga deti ose kopështi, disa dhoma janë standarte edhe disa të tjera familjare, tualet, ballkon edhe të gjitha facilitete që ofrohen në dhomë si dushi,ajër i kondicionuar,mini kit kuzhine,minibar etj. Village Rooms Me një hapësirë prej 23-35 m2 disa dhoma janë standarte edhe disa të tjera familjare,tualet,ballkon edhe të gjitha facilitete që ofrohen në dhomë si dushi,ajër i kondicionuar,mini kit kuzhine,minibar etj. Club Rooms Me një hapësirë prej 24 m2 ofrojnë një krevat dopio edhe një krevat tek,tualet,ballkon me pamje nga deti ose kopështi. Grande Suite Me një hapësirë prej 110 m2 ofrojnë dhoma të ndara dhe dhomë ndenjeje e përshtatshme për familje.

DHOMAT &







Flipbook Gallery

Magazines Gallery

Catalogs Gallery

Reports Gallery

Flyers Gallery

Portfolios Gallery

Art Gallery

Home


Fleepit Digital © 2021