GAZETA ZENIT





Gjimnazi ”Naim Frashëri” Shtime

17 Shkurt 2022 Pavarësia e Republikës së Kosovës Pavarësia e Shqipëris Pavarësia e Shqipëris Numri i tretë i gazetës ZENIT publikohet për nderë të festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Redaksia e gazetës: Kryeredaktore: Florie Jahiri- Ademaj Redaktor : Prof.Antigona Salihu Redaktor : Prof.Rexhep Hasani Redaktor : Prof.Haxhere Ademaj Redaktor : Prof.Eldorina Brahaj Redaktor : Prof.Edona Tërshani Redaktor : Prof.Nuhi Baftiu Dizajni: Prof.Labinot Rexhaj ZENIT 1

Gjimnazi ”Naim Frashëri” Shtime

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime 17 Shkurt 2022 Pavarësia e Shqipëris Naim Frashëri Pavarësia e Shqipëris Krujë o qytet i bekuar Prite, prite Skënderbenë Po vjen si pëllumb i shkruar Që ta çlirojë mëmëdhenë. Këto janë vargjet e një intelektuali, poeti dhe atdhetari dhe rilindasi të papërsëritshëm, e ky ishte Naim Frashëri. Për nga shtati ishte i mesëm, sytë e tij ishin plotë zjarr, i cili mund të djegë vetëm në zemër të atij atdhetari që është i kthjellët dhe i vërtetë. Të gjitha këto tipare i japin fytyrës së tij një pamje intelektuali si një magnet dashurie. I këndoi atdheut, duke himnizuar atë, i këndoi vendlindjes, i këndoi Skënderbeut, i këndoi dashurisë, i këndoi bukurisë, i këndoi natyrës, i këndoi perëndisë, e kujt s’i këndoi që mëshirohej me Shqipërinë dhe shqiptarinë. I këndoi gjuhës të cilën aq shumë e vlerësoi dhe u përpoq që ta dëlirë nga arkaizmat dhe krijoi fjalë të reja. Ai ishte novatiori më i madh i letërsisë sonë, duke e bërë atë kombëtare, por edhe universale. Naimi si poet kombëtar tashmë është në përjetësi. Po cili është Naimi lirik, Naimi personal, Naimi vetanak. Si artikulohet poeti i mirësisë, i qetësisë dhe i drejtpeshimit universal e nacional, predikuesi i flijimit e i vdekjes si shndërrim, atëherë kur është i veçantë personal karshi tiranisë së kohës, dashurisë e vdekjes. Vdiq Naimi, vdiq Naimi Moj e mjera Shqipëri, Mendje lartë, zemër trimi Vjershëtori si ai. Çajupi Ragip Heseti mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe 2

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjimnazi “Naim Frasheri” Shtime Aktivitete e periudhës nëntor - shkurt Pavarësia e Shqipëris Pavarësia e Shqipëris Pasqyrë e aktiviteteve të mbajtura në shkollë gjatë periudhës nëntor - shkurt 26 nëntor 2021 Për nder të 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë, shkolla jonë mbajti disa aktivitete njëherësh. Të pranishmit kishin mundësinë të shikonin dhe të shijonin produktet e nxënësve. Fillimisht, që nga ora 12:30 u mbajt Ora letrare. Në të u recituan poezi të autorëve të mëdhenj shqiptarë e ndërkombëtarë si dhe poezi autoriale. Po ashtu edhe disa ese artistike. Pas kësaj të pranishmit patën mundësinë të shohin ekspozitën e nxënësit shumë të talentuar Behar Qeriqi, nga klasa XI-1 si dhe një sërë mozaikë prej fotografish të ndryshme. Përgjatë hollit, shumë produkte të punuara nga nxënësit u ekspozuan dhe si të tilla pritet të qëndrojnë edhe për disa ditë. Në fund të këtyre aktiviteteve u mbajt edhe Panairi i shkencave. Në të u demonstruan eksperimente nga lënda Kimi, Biologji dhe Fizikë nga nxënësit. Vlen të theksohet se shumë mësimdhënës lëndor në bashkëpunim me nxënësit e tyre në një mënyrë a tjetrën shënuan këtë aktivitet, qoftë me punë me prezantime të drejtpërdrejta, qoftë me punime që u ekspozuan në hollin e shkollës. 3

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjimnazi “Naim Frasheri” Shtime Aktivitete e periudhës nëntor - shkurt Pavarësia e Shqipëris Pavarësia e Shqipëris 30 dhjetor 2021 Nuk ka asgjë më të bukur se sa të mirat tua i ndanë me të tjerët, kështu vepruan nxënësit e Gjimnazit më datë 29 dhjetor 2021. Parlamenti i Nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Shtime nga gjenerata në gjeneratë përcjellin mesazhin duke u treguar sa shpirt human kanë ata me ndihmën që iu ofrojnë familjeve qe kanë nevojë. Kjo vlerë humane është bërë ndër aktivitetet me prioritet në planin e tyre të punës të cilët me vetë iniciativë edhe këtë vit kanë grumbulluar mbi 26 pako ushqimore për familjet dhe veçanerisht për fëmijët duke i gëzuar në këtë fundvit Nuk mund të ndihesh i lumtur, veçse duke i dashur njerëzit dhe duke ua uruar lumturinë ashtu siç e uron për veten tënde. Falenderim për të gjithë nxënësit që kontribuan në këtë aktivitet, një falenderim i veçantë shkon edhe për donatorët të cilët përkrahën këtë iniciativë! Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i zë të gjithë. 15 janar 2022 Premiera këngës për Reçakun ''Dritë Lirie'' Kënga Reçak Dritë Lirie e përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës sonë në shenjë respekti ndaj të rënëve për Lirinë e Kosovës ! Ideatore: Florie Jahiri-Ademaj Teksti: Antigona Qeriqi-Salihu Muzika dhe Orkestrimi: Besnik Brahimi Studio: Arti-Rec Video dhe montazha: Gazmend Ademaj Dron: Zamir Qeriqi Solo këndim: Feride Sylaj, Djellona Hysenaj, Rita Adema,j Sara Halimi Violinë: Bleon Hajrizi Kori: Arbër Beqa,j Bleonard Ramadani, Edison Dugolli, Nazlie Musliu, Artiola Kurtishi. 4

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjimnazi “Naim Frasheri” Shtime Aktivitete e periudhës nëntor - shkurt Pavarësia e Shqipëris Pavarësia e Shqipëris Më 15 janar bëhen 23 vite kur forcat serbe hyn në fshatin Reçak dhe bëjnë masakrimin e 45 banorëve të fshatit. Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. William Walker deklaroi:"Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time." Deklarimi i ti hapi rrugen e Natos për bombardimin e forcave qetnike serbe dhe sot jemi të lirë. Lavdi ! 5

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjimnazi “Naim Frasheri” Shtime Aktivitete e periudhës nëntor - shkurt Pavarësia e Shqipëris Pavarësia e Shqipëris Këndi inovativ i dedikuar për mbajtjen e testeve për nxënës dhe testime tjera për nevojat e shkollës. Edhe ne jemi të përkushtuar që nxënësve tanë t’i ofrojmë kushte sa ma të mira dhe bashkëkohore që ta ndiejnë veten të barabart me të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë në mbarë botën. Foto gjatë punimeve për numrin e tretë të gazetës ''Zenit'' Përmbledhje nga zëvendësdrejtoresha Florie Jahiri-Ademaj 6

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjuhët dhe komunikimi - Gjuhë shqipe Koordinatori Pavarësia e Shqipëris i cilësisë Unë, Behram Gashi i lindur më 30 nëntor 1986 në fshatin Pjetërshticë, komuna Shtime. Shkollën fillore Pavarësia e Shqipëris e kam të përfunduar në fshatin e lindjes në Pjetërshticë, ndërsa shkollën e mesme e kam të përfunduar në gjimnazin ”Naim Frashëri” në Shtime, drejtimi Gjimnaz shoqëror- gjuhësor. Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë shqipe, e kam të përfunduar në UNIVERSITETIN E PRISHTINËS. Punën si mësimdhënës e kam filluar që nga viti shkollor 2008-2009. Fillimisht kam punuar në shkollën ”IDRIZ AJETI” në Pjetërshticë e më pas edhe në disa shkollat të tjera. Këto vende pune më kanë ofruar përvojë të mirë dhe larmi praktikash për të pasur më lehtë punën që jam duke e bërë tash. Kam të përfunduar edhe shumë orë trajnime që kanë të bëjnë me udhëheqje, mësimdhënie dhe mësimnxënie. Punën si koordinator i cilësisë në gjimnaz e kam filluar në një kohë mjaft të vështirë. Pandemia COVID-19 e filluar tek në mars 2020 jo vetëm shkollat por pothuaj çdo institucion ka krijuar vështirësi dhe ka ngecur realizimin e objektivave të parapara. Për shkak të masave pandemike dhe distancës sociale, në shkollë ne nuk kemi mundur të zhvillojmë shumë aktivitete të parapara me nxënës dhe mësimdhënës. Cilësia në arsim është një sfidë mjaft e madhe në nivel vendi që nga pas lufta, ndoshta kjo është edhe si pasojë e shkatërrimit të sistemit që nga vitet e 90-ta. Mirëpo duke pasur një mbështetje të madhe nga drejtoria e shkollës dhe stafi tjetër pedagogjikpsikologjik dhe puna e pa kursyer e mësimdhënësve, ne në fund të periodës së parë të vitit akademik 2021-2022, kishim notë mesatare më të madhe se një vit paraprak. Në shkollën tonë janë bërë shumë ndryshime si nga ana infrastrukturore ashtu edhe në atë ambientale, të cilat mundësojnë një mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë dhe shumë më efikase. I gjithë stafi i shkollës është me një përgatitje mjaftë të lartë të shkollimit dhe kanë shumë trajnime që e përmirësojnë punën më efikase të cilët japin një kontribut dhe punë të palodhshme. Sfidë mbetet bashkëpunimi i trekëndëshit prind, mësimdhënës, nxënës. Shkolla jonë ka një sfidë të madhe me migrimin e nxënësve për në botën e jashtme ku si pasojë po ikën dija dhe mosha më e mirë nga vendi. Ne do të mundohemi që të ofrojmë kushte dhe praktika më inovative duke u zbatuar në përpikëri kurrikulat e Kosovës që nxënësit tanë të jenë konkurrent të fortë në tregun e punës ndërkombëtare. 7

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Gjimnazi ”Naim Frashëri”

Shtime Gjuhët dhe komunikimi - Gjuhë shqipe Pavarësia e 17 Shkurti Shqipëris Pavarësia e vogël e e brishtë, ka bërë rrugë të gjatë për t’u cliruar nga kthetrat të cilat për qindra vite e Shqipëris Kosova me radhë shfrytëzuan e vodhën nga trupi i saj. E vogël territorialisht, Kosova ka vuajtur shumë gjatë rrugëtimit të saj, për të qëndruar krenare si është sot. Kjo rrugë e gjatë ka shënuar beteja të njëpasnjëshme deri tek lufta e kobshme, por fitimtare. Rruga e Kosovës është shtruar me gjakun e dëshmorëve, pa të cilët gjithë cfarë ne gëzojmë sot, përvecse do të ishte e pamundur, as nuk do të kishte kuptim. Lufta e tyre për lirinë tonë sot shënon triumfin mbi vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës ndër vite. Me gjakun e tyre është shënuar secila shkronjë e pavarësisë sonë, prandaj u përulemi përjetësisht veprës dhe sakrificës së tyre për liri. Atëbotë, liria e cila u arrite me qëndrueshmërinë e luftës së UCK-së dhe forcave të NATO-s, u festua me brohorima e mes lotësh. Tashmë Kosova kishte përjetuar masakra të përgjakshme, kishte humbur fëmijë të pafajshëm, të rinjë e pleqë. Festa e Kosovës zinte vend pa Komandantin Adem Jashari, i cili u flijua së bashku me familjen e tij. Ndonëse festë quhej, atëbotë gjithcka vinte era tym, gjithcka tingëllonte vuajtje, gjithcka shijonte dhimbje. Shtëpitë e djegura, fëmijët pa prindër e prindërit pa fëmijë tashmë bashkë me festën varrosnin edhe vuajtjen e tyre, por të bindur që mes krahësh plot afsh përqafonin lirinë. Pas 13 Qershor të vitit 1999, kur forcat serbe u larguan përfundimisht, priste rrugë ende e gjatë para. Kosova po ndërtonte shtëpitë e saj të djegura, po strehonte fëmijët jetim e po mjekonte plagët e mekura. Vitet në vijim po krijohej një rrugë e qartë drejt të shumëpriturës pavarësi, e këtë rrugë të Shtetit tonë asokohe në ardhje, e ndihmoi aleati ynë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse e vështirë për t’u arritur, e gjatë e përplotë sfida, me 17 Shkurt 2008 lufta e dëshmorëve tanë morri kuptim, dhimbja e plagëve gjeti shërim e jetimët gjetën strehë. Me 17 Shkurt gëzimi i shqiptarëve të vuajtur arriti piedestalin. Në ora 15:39 po lexohej deklarata e shkruar në pergamenën e vjetër 200-vjeçare, e cila shpallte Kosovën shtet të Pavarur e Sovran. Tashmë Kosova ishte shtet i Pavarur, me flamurin e himnin e saj. Ajo priste të njihej nga miqtë e më gjerë. Kosova është e pavaur, shtet i njohur ndërkombetarisht e shoqëri e integruar në cdo sferë. Kosova tashmë njihet falë luftëtarëve e miqëve tanë, falë sportistëve e artistëve tanë. Kosova jonë e vogël e e brishtë qëndron krenare e ballëlartë për luftën e sakrificën e berë, e cila i solli jo me pak se lirinë. Kosova ka ende shtigje për të kaluar, beteja paqësore për të bërë, por që e tërë ia vlenë. Bukurije Lami mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. 8

Gjimnazi ”Naim Frashëri”



Flipbook Gallery

Magazines Gallery

Catalogs Gallery

Reports Gallery

Flyers Gallery

Portfolios Gallery

Art Gallery

Home


Fleepit Digital © 2021